Ky ishte turneu i fundit i US Open në karrierën e magjishme të Serena Williams, tenistes femër më të madhe.

Tenistja amerikane kishte kohë që kishte paralajmëruar tërheqjen e saj nga ky sport, dhe këtë gjë e bëri duke shpërthyer në lot dhe duke theksuar se “këto janë lot lumturie”.

“Falënderoj të gjithë ata që kanë qenë me mua në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm, që zgjati me vite, me dekada. Vërtetova se isha ende e aftë të luaja në nivele të larta, por tani jam gati të bëj rolin e nënës, për të eksploruar një tjetër dimension të jetës time”, u shpreh mes lotësh Serena Williams.
Në karrierën e saj të jashtëzakonshme, Serena numëron 73 trofe dhe 23 tituj të Grand Slam.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu