Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkodër, ku inspektoi punimet në hyrje të qytetit dhe investimet në fasadat e pallateve.
Në këtë tur, Rama është shoqëruar nga kryebashkiaku Benet Beci dhe e drejtuesja e qarkut Elisa Spiropali, si dhe deputetet Agron Çela e Edona Bilali. Ai nuk kurseu edhe nje ecje ne pedonalen e qytetit, ku u takua me qytetare dhe me pas zhvilloi nje takim ne bashkine Shkoder me stafin e kesaj te fundit. Kjo eshte vizita e pare ne kete bashki qe pas fitores ne 14 Maj te zgjedhjeve vendore per here te pare nga PS ne keto 33 vite.
Në orën 16.00, Rama mbledh Asamblenë e zgjeruar të PS, ku edhe pritet që të diskutojnë për çështje kryesore të aktualitetit në vend.






