Ballina Politike Nuk ka surpriza, Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së së Rithemelimit

Nuk ka surpriza, Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së së Rithemelimit

Ka përfunduar edhe procesi i numërimit të votave të delegatëve të PD-së, që ishin të pranishëm në Kuvendin Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso publikoi edhe rezultatet e votimit. 

Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë. 

Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra. 

Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203. 

Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit.

Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme.

Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë.

Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks