Dilemat e një qyteti!

…qytetet zakonisht shkëmbejnë kujtesën. Njerëzit që vijnë në qytetet tona, nuk shkëmbejnë më kujtesë. Të huajt na flasin për qytetet e tyre, e ne u tregojmë muhabete kafesh apo Tik Toku.

Ata na flasin për mrekullitë e Firenzes, ne u flasim për zgjedhjet apo për sekte drejtorish e drejtorash pa CV. Ne kemi harruar të shkëmbejmë kujtesën e qytetit tonë me të tjerët, ku pika e fortë jonë ndër shekuj ka qenë marrëdheniet ndërkombëtare aty ku emri Shkodër për njerëzit që e kanë jetu dhe vlerësuar ka qenë emblemë e kontribut.

Njëherazi në qytetin tonë, ndër këto vite tranzicioni pa fund, luhen të njëjtat role, thuhen të njëjtat batuta, të njëjtat premtime e çuditërisht të njëjtët “heronj”, sikur nuk ka të të tjerë.

Epo qyteti ka plot djem e vajza të reja, të shkolluar sa këtu e jashtë, por asnjëherë të përfshirë, biles të anashkaluar. Emrat e 30 viteve të duken si një film që ritransmetohet aq bajat e pa shije, sa kalon neveri.

Dhe paradoksalisht, gjendet përherë një turmë e verbër që bredh nëpër rrugë e kafeneve qosheve, duke ulëritë me flamuj në duar: “Duam Babën.”

Frika e një modeli alla Haxhi Qamil në drejtim, kam frikë se na ka kapur e na ka zënë, të gjithë pëshpërisin nën ZA, askush nuk ka guxim me vepru!

Kur duhet me reagu apo do presim zgjënjimin e rradhës!???

Kjo është dilema!

Nga prof.Ervis Krymi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu