Me mbylljen e kualifikueseve të Europianit UEFA është në kërkim edhe të golit më të bukur të realizuar në to. Sëfundmi institucioni i futbollit në Europë ka hapur një votim me 10 gola të përzgjedhur ku dy prej tyre janë realizuar nga futbollistët e kombëtares sonë.
Bëhet fjalë për realimet e Kristjan Asllanit kundër Ishujve Faroe në ndeshjen e fituar 1-3 nga kuqezinjtë si dhe kryevepra e Jasir Asanit në fitoren 2-0 që kombëtarja mori në Air Albania kundër Polonisë. Këto gola konkurojnë me kryevepra të tjera të realizuar nga futbollistët më zë të Europës siç është Kylian Mbappe.






