Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Vllaznisë dhe Laçit, e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.
Ndonëse rastet nuk munguan, nga të dyja krahët, me skuadrat që iu afruan golit, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë.
Një barazim, që nuk kënaq asnjërën nga skuadrat, pasi Laçi zbret në vendin e pestë me 15 pikë, ndërsa Vllaznia mban vendin e shtatë me 14 pikë duke rënduar edhe më shumë pozitat.