Ballina Politike Kishin shpërndarë edhe ftesat, por socialistët shtynë datën. Zbardhen detajet nga Kongresi...

Kishin shpërndarë edhe ftesat, por socialistët shtynë datën. Zbardhen detajet nga Kongresi i PS që do të mbahet më 8 dhjetor

Zbardhen të tjera detaje nga Kongresi i PS-së, i cili është shtyrë për në datën 8 dhjetor. Kongresi ishte parashikuar që të mbahej më 4 dhjetor, madje ishin shpërndarë edhe ftesat.

Por pas një vendimi të lidershipit të PS, kongresi u shty. Shkak u bë fakti se grupit parlamentar ishte angazhuar për shqyrtimin e buxhetit të ri të vitit 2024. Kongresi do të fokusohet në dy elemente, së pari në fjalimin e kryesocialistit Edi Rama, për sa i përket projektit ‘Shqipëria 2030’ dhe elementi i dytë do të jetë projekti i sekretarit të përgjithshëm Blendi Klosi për riorganizimin e PS, që ka në fokus zgjedhjet e 2025-ës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks