Ballina Politike Spahia me deputeten e Forza Italia në PE/ “Në Shqipëri po shkatërrohet...

Spahia me deputeten e Forza Italia në PE/ “Në Shqipëri po shkatërrohet parlamentarizmi”

Nga Bardh Spahia/ Në ditën e dytë të vizitës në Parlamentin Europian në Bruksel, takova Deputeten Deborah Bergamini, drejtuese e departamentit të marrëdhënieve me jashtë dhe shtypin të Forza Italia, diskutuam mbi situatën e rëndë politike në Shqipëri, tentativat e pushtetit për të eleminuar opozitarizmin, kapjen dhe përdorimin e të gjitha institucioneve nga ana e qeverisë për të sulmuar opozitën. Përdorimin e sistemit të drejtësisë për të mbajtur peng opozitën dhe simbolet e saj. Shkatërrimin e parlamentarizmit. Shkrirja dhe bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të shtetit dhe drejtuesve më të lartë të qeverisë me krimin e organizuar në vjedhjen dhe blerjen e zgjedhjeve, si dhe faktin që me Ramën, vendi nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.
Folëm gjithashtu mbi domosdoshmërinë jetike për të rikthyer funksionimin e demokracisë, rikthimin tek zgjedhjet e lira dhe tek vlerat europiane si rruga e vetme për Shqipërinë dhe shqiptarët në rrugëtimin tonë të vështirë drejt antarësimit në BE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks