Ballina Politike Bardh Spahia takime në Parlamentin Europian. Në fokus të bisedimeve situata politike...

Bardh Spahia takime në Parlamentin Europian. Në fokus të bisedimeve situata politike në Shqipëri

Nga Bardh Spahia/ Në Parlamentin Europian në Bruksel, ku zëri i opozitës dëgjohet dhe ku demokracia funksionon, diskutuam mbi nevojën për të përhapur vlerat dhe parimet thelbësore të Bashkimit Europian, të cilat më mirë se kudo tjetër mishërohen tek familja e madhe politike e PPE, me miq të djathtë influent në Europë si Presidenti i PPE Manfred Weber, Zv Kryeministri dhe Ministër i jashtëm i Italisë Antonio Tajani, Deputetja dhe drejtuesja e departamentit të mardhënieve me jashtë dhe masmediat Deborah Bergamini, Presidenti i këshillit akademik i qendrës Martens për studimet europiane Klaus Welle, eurodeputeti Salvatore De Meo.
Simon Busuttil, sekretar i përgjithshëm i grupit të PPE në Parlamentin Europian.
Presidenti i Circolo Esperia dhe president i këshillit superior të shkollave Europiane, Antonio Cenini si dhe miq të tjerë.

Në takimet në vijim diskutuam mbi situatën e rëndë politike në Shqipëri, tentativat e pushtetit për të eleminuar opozitarizmin, kapjen dhe përdorimin e të gjitha institucioneve nga ana e qeverisë për të sulmuar opozitën. Shkrirja dhe bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të shtetit dhe drejtuesve më të lartë të qeverisë me krimin e organizuar në vjedhjen dhe blerjen e zgjedhjeve. Folëm gjithashtu mbi domosdoshmërinë jetike për të rikthyer funksionimin e demokracisë, rikthimin tek zgjedhjet e lira dhe tek vlerat europiane si rruga e vetme për Shqipërinë dhe shqiptarët në rrugëtimin tonë të vështirë drejt antarësimit në BE.

https://www.facebook.com/share/p/Zs5x7XLye4pnKcpB/?mibextid=WC7FNe

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks