Është arrestuar në Turqi, Dritan Rexhepi, i njohur si kreu i një karteli droge me emrin “Kompania Bello” që transportonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës. 

Ministri turk i brendshëm, Ali Yerlikaya, njoftoi se kreu i organizatës së drogës “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi, është arrestuar në operacionin e emëruar “Kartel” në Istanbul. Në Shqipëri, Rexhepi ishte i shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës dhe trafik droge. Kërkohej edhe në Spanjë, Itali dhe Britani të Madhe për trafikun e kokainës. Ministri turk i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu