Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë në Unazën e Madhe të kryeqytetit pranë Kopshtit Zoologjik.
Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin Arjon Shahaj dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi Arjon Shahaj (student në Akademinë e Sigurisë).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.