Deputeti Arben Ahmetaj duke dale nga zyrat e SPAK, pasi u mor ne pyetje per 6 ore, pasi po hetohet per "shperdorim te detyres", "fshehje te te ardhurave", "korrupsion" dhe "pastrim parash". Pas seances, Ahmetaj u shpreh se eshte gati te paraqitet sa here te jete e nevojshme. /r/n/r/nMP Arben Ahmetaj leaving the offices of SPAK, after being questioned for 6 hours, as he is being investigated for "abuse of power", "concealment of income", "corruption" and "money laundering". After the session, Ahmetaj said that he is ready to appear as often as necessary.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj kërkon lirimin e pasurive të sekuestruara në Gjykatën e Lartë.

Nga arratia, Ahmetaj ka bërë kërkesë për të zhbllokuar pasurinë, në Gjykatën e Lartë. Kjo lëvizje nga ana e Ahmetajt vjen në një kohë kur GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për ankimimin e bërë për pasurinë e sekuestruar

Pavarësisht pretendimit të Ahmetajt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e GJKKO. Ndaj në këto kushte, Ahmetaj iu drejtua Gjykatës së Lartë.

Ish-zv.kryeministri është në kërkim ndërkombëtar për akuza të rënda që lidhen me aferat e inceneratorëve.

Dhe për këtë, Arben Ahmetajt i janë sekuestruar 4 apartamente dhe 2 llogari bankare. /oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu