Komisioni Europian ka reaguar lidhur me marrëveshjen e firmosur dje mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e 2 qendrave në Shqipëri ku do të strehohen emigrantët e ardhur nga Afrika me qëllim që t’u shqyrtohen kërkesat për azil. Sipas mediave italiane, një zëdhënëse e Komisionit Europian ka deklaruar se BE është në kontakt me autoritetet italiane për të marrë detaje mbi marrëveshjen.

“Jemi në kontakt me autoritetet italiane, kemi kërkuar të marrim detaje për marrëveshjen e migracionit me Shqipërinë. Para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se çfarë saktësisht synojmë të bëjmë. Ne jemi njoftuar për marrëveshjen Itali-Shqipëri përpara shpalljes” – u shpreh një zëdhënëse e KE.

Ndërsa kryeministrja e Italisë Girogia Meloni tha se marrëveshja që u firmos ditën e djeshme me Shqipërinë mund të bëhet një model bashkëpunimi mes vendeve anëtare dhe jo anëtare të BE për menaxhimin e flukseve migratore.

“Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët e shpallur dje mund të bëhet “një model bashkëpunimi midis vendeve të BE-së dhe vendeve jo-BE për menaxhimin e flukseve migratore”, tha sot kryeministrja Giorgia Melon në një intervistë për Il Messaggero . Është një marrëveshje e cila forcon partneritetin strategjik midis Italisë dhe Shqipërisë dhe në thelb ka tre objektiva: të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore, të parandalojë flukset e parregullta migratore dhe të mirëpresë në Evropë vetëm ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare”, shton Meloni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu