Në një konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministres së Republikës së Italisë, Giorgia Meloni, dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, u nënshkrua marrëveshja për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e emigracionit. Meloni gjatë fjalës së saj tregoi detaje nga marrëveshja. Në marrëveshje thuhet se do të krijohet një qendre mikpritjeje emigrantësh në portin e Shëngjinit e të një qendre qëndrimi të përkohshëm në territorin në brendësi të portit.

 Gjithashtu qendrat nën menaxhimin e qeverisë italiane do të vijojnë punën me bashkëpunimin e forcave të policisë shqiptare. Meloni tha se 2 qendrat do të jenë operative në pranverë të vitit 2024. Sipas marrëveshjes, pritet të strehohen rreth 3 mijë emigrantë në vit.

“Kemi punuar bashkë për të forcuar bashkëpunimin. Luftë kundër trafikut të paligjshëm, migrimi e bshkëpunimimi mes dy vendeve. Në Portin e Shëngjinit do të realizohet një qendër pritje për migrantët, pastaj do të ketë një strukturë jetër. Pjesa shqiptare do të merret me kontrollimin. Ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardhshme. E konsideroj këtë një marrëveshje të gjerë europiane. Duhet të bashkëpunojmë me një frymë europiane. Shqipëria kështu konfirmohet si nëj mike e Shqipërisë por dhe e BE. Shqipëria ëshët candidate e BE dhe sillet sit ë jetë një vend I BE-së faktikisht. Unë jam krenare sepse Italia është një ndër vendet kryesore të mbështetjes së Shqipërisë në BE.”, tha Meloni. 

“Qysh nga fillimi ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së sepse ka një ndryshim, të madh dhe një ndryshim historiko-kulturor dhe gjithashtu edhe emocional që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët. Nuk besoj që ne nuk do të jemi në gjendje që në vitet që do vijnë për të parashikuar vitet që mund të kemi përpara për të paguar atë borxhin që kemi drejt Italisë, dhe popullit të Italisë, për atë që kanë bërë për ne, nga dita që kemi mbërritur në këtë anë të bregut. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet.”, tha kreu i qeverisë. “Shqipëria u ka dhënë strehim mijëra vajzave dhe grave afgane brenda pjesës tonë të aleancës strategjike të Aleancës. Të gjithë ata që kanë besuar në botën e re që e bënin për ata nuk mund t’i linim në duart e atyre vrasësve të sovranit të Afganistanit. Besoj se shkoj në mënyrë të shkëlqyer shumë mirë, sepse ato familje janë tashmë të shpëtuara. Ky është një shembull sepse kemi krijuar kushtet për t’i trajtuar, se i marrjen e të dhënave të tyre dhe adaptimin e tyre në lidhje me kërkesat dhe statusin e tyre për t’i dërguar në vende të tjera.

Kemi dhënë mundësinë për të mbijetuar mundësinë për të mbijetuar mbi mijëra iranianëve. Nuk mund ti zgjidhim problemet por mund të japim një ndihmesë dhe besoj se nuk mund të ekzistojë koncepti ‘ja të shikojmë dhe nga krahu tjetër, që ja do ta shikojmë ndonjë zgjidhje’. Por besoj që njëherë që jemi anëtarë të Bashkimit Evropian, mund të shikojmë dhe ti rendisim të gjitha këto karakteristikat tona në ecurinë tonë dhe kolegët tonë në këtë bashkëpunim.”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu