Arqipeshkevi i Shkodres imzot Angelo Massafra priti në një vizitë kortezie në ambjetet e Arqipeshkëvisë, Myftiun e Shkodres Imam Muhamed Sytari. Dy klerikët diskutuan mes tyre rreth 33 vjetorit të rikthimit të lirisë së besimit dhe përkujtimit të këtyre ngjarjeve që meritojnë nderim kombëtar.
Myftiu Sytari theksoi se datat e ceremonive historike të meshës dhe të xhumasë së parë, duhet të shpallen festa zyrtare, si data përkujtimore që i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të harmonisë kombëtare dhe ruajtjes së identitetit fetar e kombëtar.
Arqipeshkvi Massafra falënderoi Myftiun e Shkodrës për këtë vizitë dhe u lut për bashkëpunim të mëtejshëm në projekte dhe nisma të përbashkëta, që i shërbejnë komunitetit. Gjatë këtij takimi, u diskutua për çështje me interes të përbashkët, si dhe u këmbyen lutje për mbarësi dhe bekime.