Moti i keq me erëra dhe reshje shiu kanë shkaktuar probleme në rrjetin elektrik. OSHEE ka njoftuar se grupet e punës ndodhen në terren për normalizimin e situatës.Për shkak të motit që keq që ka përfshirë gjithë vendin po ashtu edhe Shkodrën, Njesia Administrative Rrethina ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike gjatë dites. Punonjësit ndodhen në terren për rikthimin e energjisë elektrike që të stabilizojnë situaten deri sa edhe kjo zonë të mos këtë ndërprerje të energjisë në asnjë moment thuhet në njoftimin e OSHEE.
OSSH ka ngritur gatishmërinë në 11 rajone për menaxhimin e rrjetit elektrik në kushtet e motit të keq.
OSSH ka marrë të gjitha masat për organizimin në terren të 1100 punonjesve, 206 grupe pune, secili me mjet transporti.
Sipas informacionit të fundit, janë 22 fidera jashtë pune, me probleme të shfaqura kryesisht në zonat rurale Tiranë, Shkodër dhe aksi Rrëshen-Burrel.
Erërat e forta gjatë drekës dhanë impakt në zonën e Velipojës dhe Pukës, por stabilizuan pas ndërhyrjes së ekipeve të Drejtoria Tensioni i Lartë – OSSH.
Hidrovorët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë furnizohen normalisht me energji elektrike.