Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Morin-Kukes, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Drejtuesi i mjetit është përplasur me murin anësor të aksit rrugor në rrugën e Kombit.
Viktima nga Kukësi. I plagosuri është nisur drejt Tiranës.
Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë mendohet të jetë shkaku i aksidentit.
‘Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.
Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.’- njofton policia.