Reshjet e shiut kane nisur ne territorin e qarkut Shkoder dhe bashke me to jane shfaqur edhe problematikat e para. Per te pare nga afer situaten dhe inspektuar punimet ne terren, prefektja e Shkodres Majlinda Angoni zbarkoi sebashku me grupin e punes, ku la edhe porosite perkatese.
Statusi i Majlinda Angonit:
Ditë inspektimesh bashkë me grupin e punës #PrefekturaShkodër në evidentimin e problematikave në ultësirën e Shkodrës në përgjigje të situatës së krijuar nga rreshjet në territorin e Bashkisë Shkodër duke adresuar aspekte teknike të cilat me rikthimin e tyre cënojnë në mënyrë periodike sigurinë e banorëve.
Puna vijon në pastrimin e kanaleve të para pothuajse në të gjithë zonën e impaktit në ultësirën e Shkodrës si dhe në disa kolektore kryesore dhe të pusetave në qytet.
Ndërkohë institucioni i Prefektit do të vijojë inspektimet me grup pune duke shkëmbyer informacionet periodike nga të gjitha strukturat ligjzbatuese për marrjen e masave dhe ndërhyrjet konkrete për eleminimin dhe parandalimin e emergjencave të pritshme sezonale.