Kombëtarja shqiptare e vajzave u mund nga Republika e Irlandës me rezultatin 0-1, në ndeshjen e katërt të Grupit B1 të Ligës së Kombeve e cila u luajt në stadiumin “Loro Boriçi”. Fillimi i ndeshjes është i barabartë me Irlandën që me kalimin e minutave krijoi superioritet në lojë, duke u afruar disa herë në anët e portës së Shqipërisë. Megjithatë, kombëtarja kuqezi mbrohet mirë duke larguar rrezikun në disa raste. Në minutën e 40-të ka një pretendim penallti nga Shqipëria për një prekje të topit me dorë në zonë kur një krosim i Megi Doçit bllokohet nga mbrojtësja Louise Quinn, por arbitrja kryesore bën shenjë për vazhdimin e lojës. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e barabartë 0-0, ndërkohë që 45 minutat u luajtën në reshjet e dendura të shiut. Kjo ka bërë që UEFA të shtyjë për një orë rifillimin e pjesës së dytë, derisa reshjet e shiut pushuan dhe fusha u rikthye në gjendje normale. Përtej rasteve që patën dy ekipet, rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 88-të ku Irlanda shënon me Sullivan dhe vulos takimin. 

Shqipëria ka edhe një ndeshje ndaj Irlandës së Veriut. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu