Prot. nr. 123 /2023 

Shkoder, me 31.10.2023

     DEKLARATE PUBLIKE

Enti Fetar, Provinca Françeskane “Zoja Nunciate” me qender ne Shkoder eshte subjekt juridik shqiptar qe prej vitit 1992, dhe ka shtrirje te pronave dhe objekteve fetare ne pjesen me te madhe te territorit shqiptar.

Provinca Françeskane “Zoja Nunciate” deklaron se distancohet dhe eshte kunder cdo lloj dhune.

Ne lidhje me ngjarjen e dates 29 Tetor 2023 ne hyrje te Kepit te Rodonit bejme me dije sa me poshte vijon:

– Provinca ka lidhur nje kontrate sipermarrje kryerje punimesh me firmen AML Group shpk per kryerjen e instalimit te rrjetit te rrethimit ekzistues te pjeses jugore te prones dhe ka filuar punen per zbatimin e kontrates.

– Policia e Manzes ka shkuar ne mengjesin e dates 29.10.2023 ne hyrje te Kepit te Rodonit, pasi ishte njoftuar per ndertim pa leje. Punonjesit e firmes AML Group shpk qe po kryenin punimet aty, kane sqaruar Policine e Manzes duke i vene ne dispozicion dokumentacionin e nevojshem dhe pasi u vertetua se nuk behej fjale per punime pa leje dhe se informacioni ishte i pasakte, policia eshte larguar.

– Pas largimit te policise, disa persona te identifikuar si familjare te shtetasit Bajram Kaculi, kane sulmuar me mjete te forta punetort e shoqerise, e cila po zbatonte kontraten e sipermarrjes. Per t’i ndare ata, ka nderhyre nje punonjes i Provinces i cili eshte demtuar dhe eshte derguar me urgjence ne spital. Ne vendngjarje ka ardhur policia qe ka shoqeruar personat e perfshire aty ne konflikt nga te dy palet dhe ceshtja eshte ne ndjekje nga organet proceduese.

Ne lidhje me Pronee Provinces Françeskane “Zoja Nunciate” ne Kepin e Rodonit, sqarojme sa me poshte vijon:

– Provinca Françeskane, ka perfituar pronesine ne territorin e Kepit te Rodonit me Vendimin nr. 416 date 31.01.2008 te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Qarku Durres

dhe nuk ka pasur konflikt me asnje shtetas. Per pronesine e pasurise nr.30/6 ka paraqitur pretendim nje shtetas i katundit Shetaj. Normalisht per nje pretendim te tille ai shtetas duhet t’i drejtohet gjykates, pasi kjo pasuri eshte regjistruar nga Provinca qe ne vitin 2008, ndersa ky shtetas e ka te registruar ne vitin 2019. 

Kjo prone ne Kepin e Rodonit eshte prone e Provinces Françeskane Zoja Nunciate dhe jo e Kishes Katolike ne Shqiperi.

– Pas ngjarjes se dates 29.10.2023, ne disa Media eshte theksuar fakti se shtetesja Ana Shtjefni eshte perfaqesuesja e Provinces Françeskane. Sqarojme se kjo nuk eshte e vertete, znj Shtjefni nuk eshte perfaqesuese e Provinces Franceskane. Mes Provinces Françeskane dhe znj. Shtjefni ne cilesine e administratores se Shoqerise Albania Tourist Resort ka pasur nje marredhenie kontraktuale qiraje me objekt pronen e Provinces ne Kepin e Rodonit, kontrate e cila nuk ka me fuqi ligjore prej dates 14.04.2023 pasi eshte zgjidhur nga Provinca Françeskane, per arsye te mospagimit te qirase nga qirramarresja per me shume se gjashte muaj te njepasnjeshem, rast i perseritur per te dyten here ne harkun kohor te dy viteve. Qe prej kesaj date, znj. Shtjefni nuk ka me asnje te drejte mbi kete prone.

Paqe e te mira! 

Fra Pashko Gojçaj / Minister Provincial i Provinces Franceskane 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu