Migen Memelli nuk është më trajner i Vllaznisë. Lajmi është dhënë nga klubi shkodran, me një postim në rrjetet sociale. 43 vjeçari qëndroi në krye të skuadrës për 12 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht gjatë kësaj periudhe 1.25 pikë për takim. Forma e Vllaznisë në kampionat lë për të dëshiruar. Në 5 ndeshjet e fundit numërohen 3 humbje, 1 barazim  dhe vetëm 1 fitore.
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Klubi i Futbollit Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të dy palëve marrëveshjen me trajnerin Migen Memelli. Falenderojmë trajnerin për gjithë kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Vllaznisë. Pavarësisht pozicionit jo të mire të renditjes aktuale te ekipit tonë, ne vlerësojmë maksimalisht përpjekjet, ndershmërinë, integritetin e trajnerit Memelli dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu