Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të PD-së ku do votohet një rezolutë për hapat e mëtejshme pas zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor të dosjes Partizani. Berisha bëri thirrje për 10 fishim në masivitetin e protestave, pasi vetëm kështu do e shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura.

“Mos harroni, jemi shpresa e fundit e shqiptarëve. Prandaj edhe përgjigjia jonë do jetë 10 fishim në Kuvend, 10 fishim i veprimit tonë me qytetarët, 10 fishim i dialogut tonë me njëri tjetërin. 10 herë më të bashkuar në sheshe. 10 fishim në masivitetin e protestave tona.

10 fishim në qëndrueshmërinë tonë. 10 fishim në përgjigjen tonë. Sepse vetëm kështu ne e nxjerrim shqiptarët nga dëshpërimi. Vetëm kështu kjo qeveri kriminale dhe antishqiptare do përmbyset. Vetëm kështu e shpëtojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë”, tha Berisha.

Berisha: Edi Rama nuk mund ta vendosë kurrë nën kontroll PD-në dhe opozitën e Shqipërisë

Ata hyjnë në këtë proces sepse e panë që ajo puna grata, non grata nuk eci, nuk piu ujë dhe tani menduan se po rreshtojmë ca prova. 

Mirëpo u deshën vetëm pak ditë që 70% e opinionit publik ti hedhë poshtë me përçmim, si shpifje, si trillime të denja vetëm për Ramën dhe çetën e tij.

Ky proces është veç se plumbi i radhës në një breshëri që ka nisur ndaj opozitën në vitin 2021, kur ne me qëndrimet tona i thyem ëndërrën Edi Ramës për të kontrolluar të fundit institucion që nuk e ka futur nën kontroll dhe nuk do të mund ta vendosë kurrë, PD dhe opozitën e Shqipërisë. 

Berisha: Nëse Sali Berisha nuk donte të sulmohej politikisht, do të kishte pranuar propozimin e bashkëqeverisjes 2 vite më parë

Proceset politike nuk kanë qenë të pazakonshme, por ata gjithnjë i kanë fituar politikanët që kanë patur të drejtë, forcat politike që kanë patur të drejtë. Në këtë kontekst e garantoj Edi Ramën se do të marrë turpin me gjithë këtë përpjekje, këtë gjah që bën ndaj opozitës shqiptare. 

Që tani ka filluar të lakohet në mënyra që unë si kisha imagjinuar emri i Sali Berishës. Fantaziu i çon njerëzit deri aty sa të mendojnë se e ka nxitur vetë skapin për një martirizim të tij. Por a mund të bëj unë një veprim të tillë. Jo unë nuk e bëj, por frika e tyre. 

Pse u ndala unë këtu, bëra këtë sqarim. Pasi ky sulm i fundit, kishte vetëm një qëllim, përveç spektaklit politik dhe zhurmës mediatike, qëllimi i këtij procesi ishte të vendosë, të trembë opozitën, aksionin opozitar të topitë atë, të frenojë në një mënyrë apo tjetër betejën pa kthim që nisëm në parlamentin shqiptar. 

Kërkohet të kompleksohet opozita. Ne kishim paracaktuar në agjendë përgjigjet më të forta të merituara ndaj regjimit. Ne vendosëm para kësaj që nga parlamenti niste beteja dhe për tu përhapur në gjithë Shqipërinë dhe për tu vendosur në Tiranë gjer në rrëzimin përfundimtar të Edi Ramës.

Kjo agjendë e tmerroi Edi Ramën dhe ai besoi se me një dacibao do të mund të devijojë opozitën shqiptare.

Fatmirësisht opozita kurrë nuk do të mund të manipulohet më. Nëse Sali Berisha nuk donte të sulmohej politikisht do të kishte pranuar propozimin e bashkëqeverisjes 2 vite më parë dhe sot do të ishte palë me Ramën-Bravën. Unë isha i bindur kur bëra zgjidhjen time, jam i bindur sot në fitoren tonë, jam i bindur sot se demokratët se opozitarët do të triumfojnë. 

Kaluam vërtetë një periudhë të vështirë, por vështirësitë, sakrificat vuajtjet veç sa i kalitin, i forcojnë, i bëjnë më të vendosur njerëzit dhe sot pas 2 vitesh jemi shumë më të vendosur se dy vite më parë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu