Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane janë në një fazë intensive. Këtë e dëshmon numri i lartë i grupeve të përbashkëta investiguese, mes dy shteteve, për hetime që shtrihen në 2 vendet fqinje.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë takimit që pati me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Italian, Prefektin Vittorio Rizzi vlerësoi kontributin e tij, pikërisht për këtë efektivitet.

“Bashkëpunimi me Polizia di Stato dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas. Kemi ngritur 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, krimin kibernetik, financiar etj”, shkruan Ministri Balla në rrjetet sociale, pas takimit mbajtur në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu