Ballina Aktualitet “Çmendet” nxënësi, merr karrigen dhe godet mësuesen në Lezhë. Këshilli Pedagogjik bojkoton...

“Çmendet” nxënësi, merr karrigen dhe godet mësuesen në Lezhë. Këshilli Pedagogjik bojkoton mësimin, kërkojnë mbrojtje

Një nxënës i shkollës së mesme “Hydajet Lezha” është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Lezhës, pas kallëzimit të bërë nga një mësuese, e cila pretendon se është goditur me karrige nga nxënësi i saj në orën e mësimit.

Mësohet se mësuesja është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës për shkak të dëmtimeve që ajo ka marrë në krah.


Nuk dihet me saktësi shkaku i debatit, por dyshohet se konflikti ka lindur për shkak të mungesave të vazhdueshme të nxënësit në shkollë.Pas ngjarjes së rëndë tashmë janë mësuesit e shkollës të cilët kanë vendosur të bojkotojnë mësimin.

Lezhë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar, nxënës i këtij gjimnazi, ka goditur me send të fortë (karrige), mësuesen në këtë gjimnaz, shtetasen M. P., e cila po merr asistencë mjekësore, në spital.

16-vjeçari është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks