Ish kryeministri Sali Berisha do të merret nesër në orën 14:00 në pyetje nga GJKKO si përson nën hetim për privatizimin e kompleksit “Partizani”. “Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne daten 24.10.2023, dite e Marte, ora 14:00, ka caktuar seancen gjyqesore te marrjes ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale”, njofton GJKKO. Sali Berisha ka kundërshtuar të shkojë në gjykatë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si personin që ka organizuar këtë çështje. Për Berishën gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Berisha në një dalje për mediat ka sqaruar se procesi i privatizimit të klubit “Partizani” nuk është nisur nga qeveria e drejtuar prej tij, teksa ka theksuar se lejet e ndërtimit janë dhënë gjithashtu nga Edi Rama si kryetar i bashkisë së Tiranës. Para gazetareve lideri i opozitës, Sali Berisha, paralajmëroi se akuzat e SPAK-ut ndaj tij, nuk do të ndryshojnë asgjë në betejën e opozitës kundër qeverise Rama.