Pak orë pasi kreu i AMP-së Ardi Veliu dha sot zyrtarisht dorëheqjen nga drejtimi i institucionit që ka rolin e policisë për Policinë e Shtetit, drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku është paraqitur paraditen e kësaj të hëne mnë ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.
Edhe pse nuk dihen arsyet e kësaj “vizite” mësohet se Rrumbullaku është paraqitur në SPAK menjëherë pas mbërritjes së tij nga SHBA-të, ku zhvilloi një vizitë pune atje.
Po përse iku Ardi Veliu dhe përse largimi i tij u shoqërua me një interes të madh të medias dhe opinionit publik?
Dy janë dyshimet e kësaj vendimmarrjeje, ku e para është se emri i tij përflitet në dosjen “Metamorfoza” dhe përgjimet e autoriteteve franceze të komunikimeve në aplikacionin SKY ECC, ku ish-kreu i Forcës Operacionale Oltion Bistri shprehet ndër të tjera duke folur me kriminelët se “Veliu i kishte çarë tr**in”.
Ndërkaq një tjetër çështje edhe më e rëndë që vulosi fundin e drejtimit të AMP-së nga Veliu ishte skandali i të dhënave TIMS, ku deri më tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe ky institucion nuk ka nxjerrë asnjë përfundim.