Ballina Aktualitet Gjendet defekti, Shkodra në pritje të rikthimit të furnizimit me ujë të...

Gjendet defekti, Shkodra në pritje të rikthimit të furnizimit me ujë të pijshëm

Të nderuar klientë!

Pas një pune që ka nisur në orët e para të mëngjesit, është bërë e mundur të gjendet defekti në rrjetin e furnizimit me energji elektrike të stacionit të pompave në Dobraç.

Grupet e punës së OSHEE dhe Ndërmarrejs së Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër, po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e normalitetit me ujë të pijshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Ka qenë një defekt shumë i rëndë dhe mjaft i vështirë për tu identifikuar, për të cilin është dashur edhe ardhja e pajisjeve specifike nga Drejtoria e Përgjithshme e OSHEE Tiranë.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj, të cilin e vlerësojmë maksimalisht dhe besojmë se do ta kthejmë me përmirësimin e sherbimeve tona në cilësi e sasi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks