Newspower.al siguron foton ne momentin e arrestimit të Jamarbër Malltezi, dhëndrit të Sali Berishës. Ai u arrestua në Rinas teksa kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania. Tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit, në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë. Në momentin e arrestimit Malltezit, siç duket edhe në foto, Malltezi mbante në kokë kapelen e tij ekuadoriane. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, dhe pastrim të produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin.