Ballina Sport Kartoni i kuq i kushton shumë Skënderbeut, Vllaznia mund pastër korçarët në...

Kartoni i kuq i kushton shumë Skënderbeut, Vllaznia mund pastër korçarët në transfertë  

Pas 3 sfidave radhazi pa fitore, “kuqeblutë” e Vllaznisë kanë arritur një fitore me shumë vlera pasditen e kësaj të shtune, teksa në stadiumin “Skënderbeu” kanë mundur korçarët vendas me rezultatin e pastër 0 me 2.

Shkodranët patën fatin e epërsise numerike, teksa në minutën e 36’- të, Prençi doli me kartonin e kuq pas një ndërhyrje tejet të gabuar kundrejt Grudës. Pas mbetjes me 10 lojtarë në fushën e blertë, pothuajse e gjithë sfida foli për “kuqeblutë”, të cilët arritën të ndëshkonin 2 herë portën e vendasve, fillimisht me antë të autogoli të Dwumfour në minutën e 86’ e më pas me anë të talentit 20-vjeçar, Antonio Delaj, në minutën e 95’ të sfidës.

Falë këtij triumfi, Vllaznia ngjitet në vendin e 5 të renditjes me 12 pikë, po aq rivalët e Skëndërbeut që gjenden 1 vend më poshtë shkodranëve, për shkak të golavarazhit negativ që kanë krahasuar me “kuqeblutë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks