Ballina Aktualitet Pas zgjedhjeve të fshehta, Skender Gjinushi rikonfirmohet në krye të Akademisë së...

Pas zgjedhjeve të fshehta, Skender Gjinushi rikonfirmohet në krye të Akademisë së Shkencave

Ashtu siç pritej, Skënder Gjinushi është rikonfirmuar sot në krye të Akademisë së Shkencave.

Pas zgjedhjeve që u mbajtën të fshehta dhe me procedura të dyshimta, nga 53 anëtarë të Akademisë së Shkencave, 51 prej tyre votuan pro Gjinushit dhe vetëm 2 prej tyre kundër.

Në mënyrë krejt të papritur dhe pa njoftuar mediat dhe publikun, sot u zhvilluan zgjedhjet për kreun e ri të Akademisë së Shkencave. Duke qenë se media nuk ishte në dijeni të zgjedhjeve, kandidat i vetëm për këtë post ishte sërish Skënder Gjinushi, i cili duket se kishte bërë gati të gjitha kushtet për t’u rikonfirmuar në detyrë, ndonëse me procedura të dyshimta dhe pa transparencë për publikun. Zgjedhjet u mbajtën pa rivalë dhe fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, me opinionin shkencor, ku pjesëmarrësit në garë të shpalosnin platformat dhe idetë e tyre. Kujtojmë se i vetmi që u deklarua kundër procedurave të sotme ishte akademiku Artan Fuga.

Projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave” u prit me kritika nga opozita dhe shumë akademikë, për formulimin që lidhej me mandatin e kryetarit të ASH-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks