Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të tunelit të Kalimashit.
Burime per newspower.al bëjnë me dije se janë përplasur një autobot me dy makina, e si pasojë dyshohet se kanë humbur jetën 2 persona.
Të plagosur mbetën edhe 3 persona të tjerë që po marrin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë në aksident u përfshinë një Benz me drejtues një person nga Tropoja, në të cilin ndodheshin 3 pasagjerë nga Kosova, dhe një autobot me drejtues një shtetas nga Kosova.
Qarkullimi i makinave u bllokua për më shumë se një orë në njërën korsi të Rrugës së Kombit për shkak të aksidentit. “Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.