Rreth orës 05:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në afërsi të fshatit Omaraj, mjeti me drejtues shtetasin E. I., 24 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur shtetasin këmbësor M. P., 77 vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu