Nga Armir Mehaj

Policët e pezulluar në Komisariatin e Pukës me vendim të Gjykatës, nuk kultivuan Drogë, siç abuzuan disa koleg me apo dashje sot!!!!
Nuk e shperdoruan as detyren, madje as Policia nuk u pastrua prej tyre. Të gjithë ne pukjanët e dim se të gjithë janë të ndershëm e sakrifikojnë prej njëzet e ca vitesh për atë rrogë.
Asnjeri prej katër punonjesve të policisë nuk disponon pasuri nga ata që rrjedhin nga pasurimi prej kultivimit, apo lejimit të Drogës.
Nuk janë nga ato policët me vila, biznese e makina të shtrenjta, por kanë punuar për minimumin jetik. Ne që i njohim, jemi të bindur.
E për çfar sakrifica e tyre mbi 20 vjeçare u vlersua sot në këtë mënyre?! …se nuk raportuan se kishin parë Drogë. Por a mund ta shikonin ata breda nje ditë Qafen e Helmit. Imagjino të pretendosh të kontrollosh pëllëmb për pëllëmb 12854 hektar sipërfaqe pyjore që ka Puka. Kurr nuk arrihet, aq më tepër me forcat që ka Komisariati i Pukës, pa kushtet minimale për operacione të tilla!!!
Pas një vere të lodhshme, ku e din ata çfar hoqen, vjen dhe ky shpërblim për ta, që sigurisht ka telendisur dhe kolegët e tyre!
Janë këta ndër ata punonjës Policia që edhe këtë vit shkulen e asgjesuan mijëra rrënjë kanabis pa i falenderuar kush kurr për rezultatet e arritura, madje as në komunikatat e policise nuk u përcollen, siç ndodh sot me njoftimin aq të shpejt për pezullimin e tyre, që jam plot i bindur se do të jetë i përkohshëm.
Duhet gjykim i ftohtë dhe jo gjykim nën emocionet e sloganit për pastrimin e Policisë që në këtë rast jam i bindur se nuk ja arriti të pastronte asgjë.
Ndoshta kurr skam folur më ndonjërin prej tyre, por asnjeri nuk duhet ti përjetojnë dallgët e paragjykimeve të opinionit që ndodhin në qytete të vogla si Puka. Nuk e di si shkon para Ligjit, por gjithnjë lufta e njeriut duhet bër, të jetë i pastër para Zotit e për këtë kam bindje se asnjëri nga emrat e policve pukjanë të pezulluar nuk e mbart makthin e kësaj peshe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu