Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e newspower.al në lidhje me një mësuese të një shkolle 9-vjecare në qytetin e Shkodrës e cila prej afro 1 muaji është zhdukur pa lënë gjurmë, ndërsa rezulton t’u ketë marra para borxh dhjetra qytetarëve. Edhe pse e disponojmë emrin e saj, momentalisht redaksia ka vendosur të mos e bëjë publik, duke pritur reagimin e institucioneve shtetërore për këtë skandal. Sipas denoncimit, kjo mësuese me argumentin se fillimisht ka bashkëshortin, e më pas të afërm të tjerë të sëmurë, u ka marrë para në shuma të ndryshme kolegëve e bashkëpunëtorëve, por edhe qytetareve të tjerë të njohur, duke ju premtuar kthimin në afate të caktuara të lekëve. Aktualisht ajo është larguar nga Shqipëria dhe tashmë nuk mban askush përgjegjësi për borxhet ndaj këtyre shtetasve. Shumat në fjalë variojnë, duke shkuar tek persona të caktuar edhe në vlerën e 500 mijë lekëve të reja. Prokuroria dhe policia e Shkodrës duhet të veprojnë përballë këtij rasti në fjalë që mbetet tejet i rëndë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu