Ballina Kronike Atentati në Dukagjin me një të vrarë dhe një të plagosur/ I...

Atentati në Dukagjin me një të vrarë dhe një të plagosur/ I dyshuar kryesor nipi i viktimës

Policia e Shkodrës arriti të hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur pasdrekën e së mërkurës në Dukagjin, ku u qëlluan me armë zjarri babë e bir. Në këtë atentat mbeti i vrarë Zef Guri 73 vjec, dhe u plagos rëndë Gjin Guri 46 vjec, i cili ka marrë një plumb në kokë mbi syrin e djathtë ndërsa ka edhe dëmtime të tjera në trup. Pas mbledhjes së provave dhe dëshmive të para, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim si autor të dyshuar të ngjarjes shtetasin, Gjovalin Guri. Të shpallur në kerkim ishin edhe 4 persona Çesk Serraj, Kujtim Dholla, Martin Qershija dhe Edmond Nika, (ky i fundit i vetëdorëzuar gjatë të enjtes paradite në komisariatin e Shkodrës, ku ka deklaruar se ka qënë gjatë të gjithë ditës nën vëzhgimin e kamerave në ambjentet ku ka qëndruar). Ndaj autorit të dyshuar rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Tashmë janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin dhe kapjen e të shpallurit në kërkim. 46- vjecari Gjin Guri është një emër i njohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin, 2015, ai u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë që ushtronte kontrolle për kanabis në Dukagjin ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit, u vendos tritol.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks