Ballina Kronike Vrasja dhe plagosja e babë e bir dje në Dukagjin, shpallen në...

Vrasja dhe plagosja e babë e bir dje në Dukagjin, shpallen në kërkim 4 autorët

Policia e Shkodrës, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka arritur të zbardh ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Dukagjinit. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se tashmë janë identifikuar autorët e dyshuar, pas mbledhjes së provave dhe dëshmive të para në vendin e ngjarjes. M.Q, 28 vjeç, E.N, 29 vjeç, K.Dh, 25 vjeç, dhe Ç.S, 36 vjeç, janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e babë e bir, Zef e Gjin Guri, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç. 4 të rinjtë dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali. Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Tashmë janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks