Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve Emanuel Guri, e A. Kurtaj, me shtetasin S. Bushataj, ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Emanuel Guri, 28 vjeç.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. Bushataj, pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Emanuel Guri
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. Kurtaj i përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.






