Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  e nisi mëngjesin sot në Shkodër ku do të zhvillojë takime me qytetarë gjatë gjithë ditës së sotme. Në kuadër të turit të tij në gjithë vendin, kreu demokrat këtë herë është ndalur në kryeqendrën e veriut për të biseduar me shkodranët lidhur me problematikat që ata kanë por edhe për të njohur ata me prioritetet e PD që nga reforna zgjedhore deri tek lufta ndaj korrupsionit ne nivele të larta.

Pas kafes së mëngjesit, busedën e parë në Shkodër, Basha e pati me një grup pedagësh të rinj të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, me të cilët diskutoi për problemet e mëdha me të cilët përballet sot arsimi shqiptar e në veçanti Universiteti. “Këtë mëngjes në Shkodër, në takim me pedagogë të rinj, për të diskutuar sfidat e mëdha që ka arsimi shqiptar. Edukimi i brezit të ri, modernizimi i tij, rishikimi i teksteve shkollore, në përmbajtje edhe në formë, është një nga prioritetet më të mëdha të Partia Demokratike e Shqipërisë për të ndërtuar dhe garantuar një të ardhme më të mirë”, – shkruan kreu i PD në postimin e tij në Facebook

Gjatë takimeve në Shkodër, kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një takim më drejtues të shoqatës së Ish-të përndjekurve politikë në Shkodër. Gjatë bisedës me Zenel Drangun dhe Angjelin Dabërdakun, Kryetarin dhe Sekretatin e kësaj Shoqate, si dhe me ish të përndjekur të tjerë, Basha e fokusoi bisedën për hapat që duhet të hedhim sëbashku për të shëruar plagët e të shkuarës, duke shlyer detyrimin e madh që kemi ndaj shtresës që sakrifikoi gjithçka për lirinë në vitet më të errëta për vendin tonë.

“Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë në Shkodër meriton respektin dhe mirënjohjen tonë të thellë, për punën dhe kontributin e vyer në rehabilitimin dhe përkujtimin e të përndjekurve politikë gjatë diktaturës komuniste.

Ishte kënaqësi të bashkëbisedoja këtë paradite me Zenel Drangun dhe Angjelin Dabërdakun, Kryetarin dhe Sekretrin e kësaj Shoqate, si dhe me anëtarë të tjerë të saj, për hapat që duhet të hedhim sëbashku për të shëruar plagët e të shkuarës, duke shlyer detyrimin e madh që kemi ndaj kësaj shtrese të shoqërisë, që sakrifikoi gjithçka për lirinë në vitet më të errëta për vendin tonë”, – shkruan Basha. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu