Ballina Kronike Shkodër/Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve, procedohet 59-vjeçari

Shkodër/Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve, procedohet 59-vjeçari

Shkodër/Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve, si rezultat i kontrolleve në terren, për goditjen e krimeve mjedisore.

Transportonte me kamion, lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, procedohet penalisht 59-vjeçari.

Sekuestrohen sasia e druve e prerë në mënyrë të paligjshme dhe kamioni.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Burgu i Reçit”, Malësi e Madhe, duke transportuar me një automjet tip “Iveco”, 5 m3 dru për zjarr, pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve, bashkë me automjetin, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks