Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për skandalin e inceneratorit të Fierit.
Ish-ministri do të vuajë 6.8 vite burg për shkak se ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Togat e zeza kanë dënuar gjithashtu me 4 vite burg ish-deputetin, Alqi Bllako ku edhe ky i fundit ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ndaj do të vuajë 2.8 vite burg.
Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare, është dënuar me 11 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të dënohet me 8 vite burg.
Pellumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, është dënuar me 3 vite e 6 muaj vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 4 muaj burg.
Florian Muçaj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite burg.
Erjon Murataj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, dënohet me 3 vite burg, përfundimisht do të vuajë 2 vite burg.
Azem Shatëri, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar, 2 vite burg
Loran Dusha, administrator i Inceneratorit të Fierit, është dënuar me 7 vite burg, përfundimisht do të vuajë 4 vite e 8 muaj burg.
Arbër Denizi, administrator i PIVOT-04, dënohet me 7 vite burg, me gjyq të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg
Në lidhje me personat e tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni janë dënuar edhe 5 të tjerë me 4 vite shërbim prove.
Nga ana tjetër tre ish-zyrtarë të tjerë janë shpallur të pafajshëm.