Vllaznia është rikthyer tek fitorja në kampionat, pas humbjes në Laç një javë më parë. Shkodranët mundën në “Loro Boriçi” Teutën me rezultatin e pastër 2-0.

Në këtë ndeshje shkëlqeu, Bekim Balaj me sulmuesin shtatlartë që shënoi të dy golat. Balaj shënoi dy herë brenda pjesës së parë. Në minutën e 16-të Balaj u gjend i vetëm në zonë gjatë një goditje nga këndi dhe e dërgoi topin në rrjetë me kokë.

Ndërsa 3 minuta nga fundi i pjesës së parë, Balaj shndërroi në gol një penallti. Me këtë fitore Vllaznia ngjitet në vendin e tretë në rënditje me 8 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e 8-të me vetëm 4 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu