Ballina Aktualitet Shkodër/Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve

Shkodër/Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve

Shkodër/Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve.

Transportonte me kamion, lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, procedohet penalisht 50-vjeçari.

Sekuestrohen sasia e druve e prerë në mënyrë të paligjshme dhe kamioni.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. C., 50 vjeç, banues në fshatin Boks-Postribë, Shkodër.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Hot i Ri”, Shkodër, duke transportuar me një automjet tip “Mercedez Benz”, 10 m3 dru për zjarr, pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve, bashkë me automjetin, u sekusestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks