Vllaznia dhe Partizani barazojnë pa gola në Shkodër ku më të humburit janë djemtë e Migen Memellit për 80 minuta me një lojtar më shumë në fushë.
Maguette me dy të verdhë e la Partizanin me 10 lojtarë që në minutën e 14 por si për ironi ishin të kuqtë që rrezikuan më shumë në pjesën e parë e madje mund të kishin shënuar me Rrapajn.
Në të dytën ndeshja shkoi në një rrjedhë më të qetë pasi të dyja skuadrat reflektuan lodhje dhe pas ndërrimeve të shumta ritmi i lojës ra edhe më shumë. Pas javës së tretë, Vllaznia shkon në kuotën e 5 pikëve ndërsa Partizani 4 por me një ndeshje më pak.






