Ballina Politike Kuvendi voton “Qeverinë e re”, mazhoranca nuk lejon asnjë debat në sallë

Kuvendi voton “Qeverinë e re”, mazhoranca nuk lejon asnjë debat në sallë

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një seancë rrufe dhe pa debate ku miratoi me urgjencë dekretet e Presidentit Bajram Negaj me emrat e rinj të ministrave.

Dekretimi i ministrave u bë pak ditë më parë, ndërkohë sot u dha dakortësia e fundit nga Parlamenti.

I vetmi emer që nuk u miratua nga Kuvendi ishte ai i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, për të cilin u miratua vetëm dekreti i shkarkimit të tij nga drejtimi i AMF-së. Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës.

Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë;

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks