Ballina Politike Diaspora kërkon të votojë: Të bëjmë zgjedhjen aty ku jetojmë dhe punojmë

Diaspora kërkon të votojë: Të bëjmë zgjedhjen aty ku jetojmë dhe punojmë

Shoqata e diasporës i ka dorëzuar parlamentit dhe presidentin kërkesën e ndryshimit të kodit zgjedhor, me pikën për t’i dhënë të drejtën e votës.

Propozimi është paraqitur pa firma të deputetëve, por si një kërkesë e parashikuar në Kushtetutë.

Kërkesave për ndryshimin e kodit zgjedhor i bashkohen dhe shoqata të diasporës.

Në konferencën për mediet të zhvilluar në Tiranë, Florian Haçkaj, i cili jeton prej vitesh në Zvicër kërkoi të drejtën e votës.

Duke mbështetur edhe idenë e përkrahur ndër vite nga të gjitha partitë parlamentare, projekti do u dorëzohet i gatshëm për firmë për tu futur në axhendën e komisioneve.

Prej dy vitesh në fakt në parlament është ngritur komisioni i reformës zgjedhore të cilit afati iu shty sërish deri në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Përgjatë kësaj periudhe anëtarët nuk kanë miratuar asnjë nën dhe as diskutuar ndonjë propozim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks