Ballina Sport ME JU, NE JEMI 12! Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri...

ME JU, NE JEMI 12! Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Poloni

Të gjitha biletat e vlefshme për ndeshjen Shqipëri – Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’ janë shitur.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.

Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve kuqezi, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin Kombëtaren e zemrës së tyre.

Të mbështesim kuqezinjtë tanë të gjithë se bashku! ME JU, NE JEMI 12!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks