Ballina Sport Shumë polemika dhe VAR, Erzeni dhe Vllaznia ndajnë pikët në një barazim...

Shumë polemika dhe VAR, Erzeni dhe Vllaznia ndajnë pikët në një barazim dramatik në Rrogozhinë

Erzeni dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të javës së dytë të “Abissnet Superiore” e luajtur në Rrogozhinë, me rezultatin 2-2. Sfida nisi më mirë për shkodranët, të cilët gjetën golin që në minutën e 7’ me Bekim Balaj, por ishte Redon Mihana i cili rivendosi baraspeshën.

Në minutën e 34’ ishte sërish Mihana i cili pengohet në zonë dhe proteston për një 11-metërsh, por Rusta dhe më pas VAR-i lejojnë lojën të vazhdojë.

Në minutën e 59’ ishte Zeka i cili me një supergol përmbysi shifrat në favor të shijakasve, por në minutën e 90’, një penallti me shumë polemika u shndërrua në gol nga Bekim Balaj.

Katër minuta më vonë ishte Gomes i cili shënoi golin e tretë për shkodranët, por VAR-i e anuloi për një pozicion të parregullt.

Kështu Erzeni shkon në kuotën e dy pikëve, ndërsa Vllaznia në katër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks