Ballina Aktualitet Dom Artur Jaku rektor i Shenjtores “Zoja e Këshillit të mirë” Shkodër

Dom Artur Jaku rektor i Shenjtores “Zoja e Këshillit të mirë” Shkodër

Shenjtorja “Zoja e Keshillit te Mire”

Dom Artur Jakut i besohet detyra e rektorit te kesaj kishe

Jaku: Kjoftë ngahera kjo shenjtërorë, strehë shpirtënore për të gjithë shqiptarët

Dom Artur Jaku, ish Famullitari i Shkodres do te jete rektori i ri i Shenjtores “Zoja e Këshillit të Mirë”. Konferenca ipeshkvnore ka bere emerimin e tij ne kete detyre, e cila ju dorezua gjate kremtimit te meshes se shenjte nga Arqipeshkevi i Shkodres, monsinjor Angelo Massafra. Ipeshkvi vleresoi punen e bere deri me tani nga Dom Klejdi Vukaj, dhe theksoi se ndryshimet jane te natyrshme, duke u uruar ne detyren e re dom Artur Jakun. Imzot Massafra gjate predikimit beri thirrje qe te punojme te gjithe per forcimin  e pareshtur te paqes e harmonise, dhe denoi luftrat qe zhvillohen ne vende te ndryshme te botes.

Sot, pas shumë shekujsh dhune ndaj kësaj kishe kemi fatin të gjithë me gëzue ketë tempull feje pershpirtnije e shprese tha ne fjalen e tij dom Artur Jaku, duke u ndalur tek rendesia qe ka per besimtaret figura e Zojes dhe kjo kishe per shkodranet. “U ka pa sod Shkodra e u ka marrë mrapa. U ka pa, distinktivin e Zojës në parzëm, driten e hirit shejtnues në ballin e hapet, zjarmin e atdhedashtënisë në gji. Me hapa të përvuejt por të sigurtë u ndaltë te kambët e Rozafës, u pame tui hi në Shejtnoren e Zojës, n’at monument shejt feje dhe kombësije”.

Kështu do te shprehej i lumi dom Ndre Zadeja në fjalimin e tij drejtue një grupi besimtarësh me rastin e festës së Zojës. Shkelqësi të nderuara, që sot me emëroni si rektor i shenjtërores së Shqiptarëve, duke më vesh me një detyrë të lartë baritore, përgjegjësi shpirtërore për të shërbyer në këtë tempull që është i mbushur me ngjarje, i dendur me histori i pasur me ftyra.  Si bir i këtij konaku, dhe njeri prej meshtarve te kësaj dioqeze ndihem i pa-mjaftueshëm për t’iu qasë kësaj detyre misionare që kërkon vigjilencë shpirtërore, kurajo historike, dashuri shërbyese, urti doktrinore.  Jam fort i vetdijshëm, si ne cdo rast, shërbimi ndaj nënës, sado i madh të jetë përkushtimi, ështe gjitheherë pak, për hiret që marrim nga kjo Nanë! Prandaj të nderume Ipeshkvinje, Ju falenderoj, e duke ju  falëndëru ju, falendëroj vellezërit tuaj ipëshkvi, për këtë besim dhe përgjëgjësi që më ngarkoni. Lutuni dhe me bekoni, që të mund te shërbejë me përvujtëri e dedikim për këdo që rasti, nevoja apo thirrja do e sjellë në këtë shenjtërore.

Falendëroj vellëzërit meshtarë, prezentë në këtë kremtim, por edhe ato që për arsye të ndryshme nuk i janë bashku këtij kremtimi. Kulti i Marisë, përshpirtnia dhe devocioni që gjallojnë në popullin tonë janë fal punës dhe përkushtimit të secilit meshtar, duke e kthyer këtë shenjtërore në oaz burimor dhe dritë për Shqypnin.

Falendëroj parardhësin tim, Dom Klejdin për punën dhe përkushtimin e deritanishëm, i bindur që do ta kem krah edhe ne vijemësi si vëlla dhe bashkëpunëtor.

Faleminderit të gjithë personat e tjerë të angazhuar, motrat, laikët.

Falendëroj bashkësinë e besimtarve të shënjtërorës, miqtë që kanë ardhë nga dioqezat e ndryshme të shqiperisë duke e kthyer realisht kishën e Zojës në Shënjtërore kombëtare.

Të dashtun të pranishëm, misioni im, kërkon lutjën, forcën dhe mbeshtetjen tuaj. Si atë ditë, rrëzë kryqit kur Jezusi ishte në agonin e vdekjes, e i tha Gjonit, “Ja nana jote”, “e Marisë, “Ja biri yt”.  Ju jeni familja ime dhe kjo është Nena jonë.

Përgjatë shekujve tek këmbët e Marisë është ul në gjunjë cdo Shkodran e cdo shqiptar. Tek kjo kishë kanë ardhë nanat me u lut për fëmijët e vet, të sëmurët me kërku shëndetin,  emigrantat me marrë bekimin për në shtigjet e anëve.

Sipas traditës gojore, para kësaj shenjtërore është lutur sa e sa herë, heroi  jonë kombëtar Gjergj Kastrioti i cili kishtë marrë atë shkëndijë trimërie me mbrojt vendin dhe popullin e vet. Thuhet në relacionet e vjetra se kur kjo kishe u shkaterru nga perandoria osmane Shkodranët dilnin përtej Bunës tek kisha e Shën Marise Magdalen (që varej nga Venediku) nga aty i drejtoheshin  Nanës së Këshillit të Mirë për t’i mbrojt nga fatkeqësitë e shkaktuara nga Pushtuesi i kohës. Jehona e mrekullisë së Zojës, detyroi Papën e kohës, të formojë një komision të posacshëm, i cili në bazë të studimit të kryer do të shprehej se “Figura e Zojës” është mrekullibërëse.

Kjo figure e Zojës, historia e saj mrekullibërëse ka nxitur pasardhësin e Pjetrit,  Papa Gjon Palin e II i shoqëruar nga Nanë Terezën të vizitojë Shqipërinë dhe të lutën të gjynjëzuar në këtë truall të shenjtë.  

Shkodra e krejt Shqipëria e ruajnë kishën e Zojës si visar të cmueshëm, si streh dhe ngushëllim i shpirtit. Edhe kur ky vend ishte vetëm një rrënojë, besimtarët si gur të cmueshëm e vishnin ketë koder deri në kala për ti kërkuar Nanës mbrojte e bekim. Në kohë të mjerimit besimtarët i drejtoheshin me fjalët:

E kur mbi shkoder xu m’u muzgun qielli,

e per te t’veshtira m’u endun stine e mote,

me ty shkodrani zemren prap e kthielli,

kah gurt e lterit t’And me lot rigote.

Populli jonë e dinte dhe ishte i bindur se edhe në martirizimit sa të kenë Zojen këmbë t e tija ishin të sigurta. Nga këtu ku doli edhe shprehja, “ Me Zojë n Shkodra e ka orën çuet”.

Sa herë është ndertu kjo shenjtërore ka gjallnu zemrat e besimtarve, sepse e kanë ndje vetën të mbrojtun e të sigurt.

Pahko Vasa në nje letër drejtu Ipeshkvitë Shkodrë s 27 tetor 1890 nga Beiruti shkruan: e “Tani duke sjellë në mendje se në rininë time unë isha një besnik i zjarrtë i “Zojës së Këshillit të Mirë” dhe se shpesh ndieja dëshirën për ta parë të restauruar atë Shenjtore, në mënyrë që në formën e një Kapele modeste, t’i mundësohej katolikëve edhe atyre që e ndjenin nevojën, që në mënyrë të përshtatshme të kremtonin Meshë dhe të ushtronin nderimin e tyre nën strehë brenda.”

Sot, pas shumë shekujsh dhune ndaj kësaj kishe kemi fatin të gjithë me gëzue ketë tempull feje pershpirtnije e shprese. Mos harroni, Provanija hyjnore ka dasht që tempulli kushtu Zojës të jetë mu në hymje të qytetit,  gati-gati si me dasht me na thanë se kush hyn e del në këtë qytet duhet të kalojë nën mantelin e Nanës për të marrë bekimin e saj.

Kjoftë ngahera kjo shenjtërorë, strehë shpirtënore për shtegtarin, besimtarin, për të gjithë shqiptarët. Kjoftë kjo histori, nxitese për të ndërtuar historinë tonë personale dhe relacionale me Zojën.

Shërbimi I im dhe I joni, kjoft shërbim shëlbues.

Amen!

 Prej 3 vitesh Shenjtorja  “Zoja e Keshillit te Mire” eshte ne varesi te Konferences Ipeshkvore Shqiptare dhe eshte kisha qe bashkon besimtaret shqiptare ne lutje, ne shenjtoren kushtuar pajtores se Shqiperise.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks