Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Krujë, ku katër shtetas grabitën dhe kërcënuan me armë një biznesmen.
Reagim i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla:
Do bëjmë gjithçka që në territorin e Shqipërisë të mos ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Përgëzoj Policinë e Shtetit për parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale në Krujë dhe ndalimin e personave që guxuan të kërcënojnë një qytetar, i cili kishte denoncuar një paligjshmëri.