Sulmuesi Vildan Kaçubela eshte zyrtarisht lojtari me i ri i ekipit te Terbunit te Pukes. Ai ka firmosur me ekipin verior duke mbyllur keshtu pervojen me KF Murlanin. 26 vjecari ishte nje nder golashenuesit me te mire me ekipin e Murlanit dhe me veshjen e faneles se Terbunit synon qe te vijoje me kete performance, duke dhene me te miren per kete skuader. Ai me heret ka luajtur edhe per ekipin e Ades se Velipojes si dhe me ekipet zinxhir te akademise Vllaznia. Nderkohe presidenti i Terbunit, kryebashkiaku Rrok Dodaj ka bere me dije se ne 31 korrik ekipi prezantohet zyrtarisht dhe nis punen per sezonin e ri. Terbuni synon qe kete vit te ngjitet ne kategorine e pare. 

Statusi presidentit Dodaj: 

Të dashur futbolldashës! 

Në cilësinë e Presidentit të FK “Terbuni”, jap lajmin e shumëpritur, jo vetëm për tifozërinë e zjarrtë të Shqiponjave të Veriut”, por dhe për opinionin sportiv, se ditën e hënë, me datë 31 korrik, ora 18:00, në kompleksin sportiv “Zmijani”, Shkoder, bëhet prezantimi i ekipit të futbollit “Terbuni”, si dhe i stafit teknik për sezonin futbollistik 2023-2024. 

Në këtë takim, krahas drejtuesve, futbollistëve dhe përfaqësuesve të medias, ftohen të jenë të pranishëm çdokush që është i interesuar për të ndjekur nga afër prezantimin e ekipit tonë. 

Një ftesë e sinqertë për të marrë pjesë në këtë event, adresohet dhe për futbollistët e sezonit të kaluar, të cilët dëshirojnë të luajnë sërish për ngjyrat e FK “Terbunit”, pasi jemi të hapur për negociata që i shërbejnë vijimësisë së tyre, në respekt të kontributit që kanë dhënë për ngjyrat e ekipit pukjan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu